75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / AR

Larg syrit të mediave, konfirmohet lidhja e dyshes së njohur?

Austin Butler s’po gjen rehat! Ne menduam se kishte një kimi mes tij dhe Zoë Kravitz, por paparacët e kapën mat duke shijuar një gotë me modelen Emily Ratajkowski.
 
Në fotot e siguruara nga TMZ, aktori i filmit “Caught Stealing” dhe Emily, u panë në një bar në New York gjatë fundjavës, të veshur casual dhe të përkushtuar 100% në bisedë.

Hmmm, ç’po ndodh mes Austin Butler dhe Emily Ratajkowski?
 
Ata u panë gjithashtu edhe në një aftërparty pas premierës së filmit në New York. Në një postim në Instagram nga fotografi i eventit, shihen duke festuar Austin, Zoë, Matt Smith, Bad Bunny, regjisori Darren Aronofsky dhe Emily, e cila dukej sikur po bisedonte me Austin.

Megjithëse, sigurisht nuk përjashtohet mundësia që të jenë thjesht miq. Por që do shkonin si çift.
 
Austin Butler ka qenë më parë në një lidhje me Kaia Gerber. Ata u ndanë në vitin 2024 pas tre vitesh bashkë. Ndërsa Emily u divorcua nga ish-bashkëshorti, aktori dhe producenti Sebastian Bear-McClard, në vitin 2022, pas një martese sekrete në vitin 2018. Dyshja ka një djalë 4-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.