75 Mall Live Search
18:06 / E Martë, 13 Janar 2026 / L A

Largim te “Kuqezinjtë”, Ahmataj largohet nga Shqipëria U-19

Kombëtarja Shqiptare e grupmoshave U-19 ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Juljan Ahmataj është larguar nga ky post pas 2 vitesh.

Këtë e konfirmoi vetë FSHF-ja në një postim në faqen e tyre në “Facebook”.

“Federata e Futbollit njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares U-19, Juljan Ahmataj. FSHF e falënderon për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, si dhe i uron suksese në çdo hap të karrierës në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Ahmataj, e kishte menaxhuar Shqipërinë U-19 në 23 ndeshje, përfshirë dhe në kualifikueset për Kampionatin Evropian./IndeksOnline/