75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / kutia

Largime te Drita, po tërhiqet Presidenti?

Presidenti i skuadrës kosovare, FC Drita, po planifikon të largohet nga klubi.

Pas barazimit të Dritës ndaj Besës, ku ky rezultat nuk i shkon përshtati skuadrës gjilanase e cila nga vendi i parë zbret në vendin e 3-të, ‘Radio Star’ merr vesh se Valon Murseli pas këtyre rezultateve pritet të largohet nga posti i presidentit të klubit, dhe këto zëra pritet të konfirmohen.

Murseli së shpejti pritet të marrë këtë vendim për ta liruar pozitën e presidentit të Dritës, burimet e ‘Radios Star’ mësojnë se deri tek ky vendim ka ardhur për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj tij dhe familjës së tij nga tifozët dhe disa individë të tjerë.

Me ardhjen e Mureslit dhe Bunjakut në krye të Fc Dritës, skuadra gjilanase u shpallë dy herë kampion i Kosovës si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës, pas këtyre trofeve skuadra e Dritës kishte arritur suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.