Largimi i Bushatit, gazetari Vezaj: Është përgjuar duke komunikuar me një grup kriminal para zgjedhjeve
Gazetari Flamur Vezaj, ka hedhur poshtë tezën e kryeministrit Rama se ministri Bushati u shkarkua për t’iu përkushtuar zgjedhjeve lokale.
Vezaj pretendon se sipas disa burimeve, kryeministri e largoi kreun e diplomacisë, pasi një shtet i huaj [dyshohet Belgjika] ka sjellë përgjime të Bushatit me grupin e Bajrajve, qe ushtojne aktivitetin e tyre kriminal ne Shkoder dhe zonat perreth.
“Ne rrjeten e pergjimeve mesohet se ka rene edhe nje VIP tjeter, deputet i Shkodres L.Harusha, me te cilin mes tjerash flasin edhe per persona te trete, si KM, S.Tahirin, etj. Pra koleg, mos kerkoni arsye tjera per kete levizje, por interesohuni vetem ne dosjen e te ‘forteve’ te fisit Bajri qe ndodhet te Krimet e Renda!”, shkruan Vezaj ne ‘Facebook’.
Statusi i plotë:
Burimet prane “frontit te se keqes” ose “kazanit mediatik” thone se Ditmir Bushati u shkarkua nga detyra per shkak te bisedave dhe mesazheve te shkembyera me te fortet e fisit “Bajri” ne Shkoder! Keto biseda e mesazhe, thone burimet, tashme ndodhen ne dosjen e Prokurorise per Krime te Renda te ardhur nga nje vend i BE-se qe kishte pergjuar prej kohesh te fortet e Bajreve! Me ardhjen e ketyre materialeve, PPP-ja Arta Marku ka njoftuar KM i cili per te ”zbutur zhurmen” qe pritet te plas, ka vendosur ta shkarkoi nga detyra Ministrin e Jashtem D.Bushatin!
Por jo vetem kaq, burimet nga “kazani mediatik” ose “fronti i se keqes” thone se KM, ka kerkuar nga PPP-ja Marku qe t’i premtoi prokuroreve te ceshtjes kalimin e “Vetingut”, nese arrijne te ruajn dhe te mos rrjedhin ne media keto biseda e mesazheve telefonike! Sipas ketyre burimeve thuhet se bisedat mes tyre jane te ndryshme qe nga koha e fushates zgjedhore e ne vazhdim deri te emerimet e personave ne administrate e polici!
Ne rrjeten e pergjimeve mesohet se ka rene edhe nje VIP tjeter, deputet i Shkodres L.Harusha, me te cilin mes tjerash flasin edhe per persona te trete, si KM, S.Tahirin…etj etj! Pra koleg, mos kerkoni arsye tjera per kete levizje, por interesohuni vetem ne dosjen e te “forteve” te fisit Bajri qe ndodhet te Krimet e Renda!