75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Largimi i Higuain i hap rrugën transferimit të Piatek

Mbrëmë është raportuar se Chelsea dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për transferimin e Gonzalo Higuain i cili ishte i huazuar te Milani.

Pas Superkupës së Italisë e cila u zhvillua në Jedah të Arabisë Saudite, argjentinasi është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe do të marr aeroplanin drejtë Londrës, shkruan Indeksonline.

Largimi i tij do t’i hapte rrugën transferimit të Krzysztof Piątek nga Genoa, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillohen bisedime.

Nga largimi i Higuain Milani do të kursente 18 milionë (nëntë nga huazimi dhe nëntë nga paga).

Piatek aktualisht fiton 400.000 euro në sezon derisa në rast transferimi te Milani pritet të fitoj 1.8 – 2 milionë në një kontratë pesë vjeçare.

Rosonerët duhet të paguajnë edhe 40 milionë euro të ndarë në katër pjesë, pasi duhet të rrespektojnë Fair Play-n financiar. /IndeksOnline/