15:00 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

Largimi i Munishit i sjell fat Prishtinës, Drita ndalet në Malishevë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 26-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Pas fitorës për Kupë ndaj Ballkanit, skuadra e Prishtinës i është rikthyer fitoreve edhe në kampionat, shkruan IndeksOnline.

Bardhekaltëtit mposhtën në udhëtim skuadrën e Drenicës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Bujar Pllana në minutën e 33-të.

Në ndeshjen tjetër, lideri aktual i Superligës, Drita është ndalur në udhëtim te Malisheva me rezultat 0-0./IndeksOnline/