19:57 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Largimi i të rinjëve nga Kosova, sinjal për institucionet e vendit!

Ka muaj të tërë e vite që qytetarët e vendit, presin liberalizimin e vizave.

Derisa krerë të shtetit thonë se ky proces do të finalizohet në një të ardhme të afërt, nga ana e tyre përfaqësuese të BE-së nuk preferojnë të japin ndonjë datë të caktuar rreth kësaj çështje.

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu thotë se udhëheqësit e vendit nuk duhet të përmendin data kjo për faktin se të njëjtit po e humbin besimin në sy të qytetarëve.

“Besojë se udhëheqësit institucional është dashur deri më tash ta kenë marrë mësimin që mos të përmendin data pasi që e kanë humbë besimin dhe kredibilitetin në sy të qytetarëve, dhe e dyta nuk bënë të torturohen më qytetarët duke ua rritë gjithmonë pritshmëritë për një proces ku vendimmarrja ju takon vendeve të Bashkimit Evropoan edhe atëherë kryekëput duke e parë gatishmërinë e sistemit tonë të drejtësisë për të luftuar kundër korrupsionit”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas Kryeziut, ikja e të rinjëve në shtetet tjera është për fajin e liderëve institucional kjo pasi që të njëjtit duhet të krijonë një mjedis më të përshtatshëm për gjeneratat e reja.

“Kjo është përgjegjësi e liderëve institucional të vendit që duhet të krijojnë një mjdist më të përshtatshëm për gjeneratat e reja që mos me i humbë shpresat e rinisë tonë. Është obligim që udhëheqësit duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë në kuadër të procesit integrues. Nëse e marrim veç agjendën evropiane që si proces është dashur të përfrundojë më 2017, prej 22 prioriteteve vetëm prej prej tyre kanë arritur të plotësohen krejtësisht. Ne po shohim se çka po thojnë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, pastaj rezoluta e Parlamentit Evropian që e quajti Kosovën shtet të kapur, pra të gjitha këto janë shenja që miku kur ka shqetësimë për ty, atëherë i bie që problemi është tek ti. ShBA dhe Britania çdo ditë del me deklarata publike se ne nuk po arrijmë të ndërtojmë një deomkraci të shëndosh që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”, ka vlerësuar ai. 

“Vetëm për periudhën 2014-2020 për të gjitha fushat janë ndarë mbi 600 milionë euro për reformat në të gjitha fushat për demokratizim dhe sundim të ligjit, atëherë nuk di kujt t’ia hedhim fajin dhe përgjegjësinë tek partneri jonë siç është Bashkmi Evropian. Pastaj, udhëheqësit tanë duhet të ndërprejnë gjuhën ndaj udhëheqësve të BE-së për shkakë se janë partneri më kredibil që ka Kosova”, ka thënë ai tutje.

Kryeziu konsideron se klasa politike duhet ta marrin si sinjal numrin e madh të qytetarëve që po braktisin vendin.

“Kjo është një sinjal që duhet të marrin seriozisht ekzekutivi i vendit dhe e gjithë klasa politike, gjëja më e rëndësishme që që t’i vihet shpresa rinisë së Kosovës. Nëse nuk ndërtojmë një shoqëri ku mbizotëron gara dhe konkurrenca kjo është një dekurajim për ta që ta lëshojnë vendin”, ka shtuar Kryeziu.

Ndryshe, ditë më parë parlamenti Evropian ka kaluar iniciativën për liberalizimin e vizave me Kosovën, i cili nënkupton vazhdimin e mbështetjes së euruparlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen./Indeksonline/