75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

Largimi i trajnerit Sharin nga Vëllaznimi, flasin nga klubi gjakovar

Trajneri kroat, Jerenimo Sharin është shkarkuar nga Vëllaznimi.

Për IndeksOnline ka folur drejtori sportiv i klubit gjakovar, Ideal Bakija ku tregoi edhe arsyen e largimit të trajnerit kroat.

“Arsyeja ka qenë rezultatet e dobëta”, deklaroi Bakija.

Ndërsa kur është pyetur nëse synojnë ndonjë trajner vendor apo të huaj, Bakija deklaroi se si klub ende nuk kanë vendosur.

“A do të jetë vendor apo i huaj, ende nuk kemi ndonjë vendim”, shtoi Bakija.

Sharin, në ecurinë e tij te Vëllaznimi ka arritur të fitojë një trofe, atë të Ligës Unike vitin e kaluar./IndeksOnline/