75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / Gj. Sh

Largimi nga Al Nassr, Infantino e pranon se Ronaldo mund të luaj në Kupën e Botës për Klube

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr, përkohësisht,

Sulmuesi portugez ka disa oferta nga klube të ndryshme të cilat do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila nis më 14 korrik, shkruan IndeksOnline.

E një mundësi të tillë nuk e ka mohuar edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai la të hapur mundësin që Ronaldo të luaj në Kupën e Botës për Klube.

“Po, Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, po.

Ka diskutime me disa klube, kështu që nëse ndonjë klub po e vëzhgon dhe është i interesuar ta punësojë Ronaldon për Kupën e Botës për Klube… kush e di, kush e di.”, ka deklaruar Infantino./IndeksOnline/