Largimi nga Chelsea, deklarohet për herë të parë Enzo Maresca
Enzo Maresca e ka dhënë deklaratën e parë pas largimit nga Chelsea.
Trajneri Italian ka lartësuar skuadrën londineze duke thënë se po largohet me krenarinë më të madhe.
“Po largohem me qetësinë e brendshme të lënies së një klubi prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton të jetë.Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Chelseat për mbështetjen e tyre gjatë 18 muajve të fundit.
Mbështetje që ishte thelbësore për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve, për të fituar Ligën e Konferencës dhe për të fituar Kupën e Botës për Klube.
Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër.
Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm. U uroj të gjithë atyre që kanë ndarë çdo moment me mua, çdo sukses në këtë gjysmë të dytë të sezonit dhe në të ardhmen” ka thënë Maresca në ndeshjen lamtumirëse./Indeksonline/

