75 Mall Live Search
18:19 / E Hënë, 25 Prill 2022 / LB

Largimi nga Gjilani, fjalët e para të Ismet Munishit

Klubi i Futbollit Gjilani në mesditën e së hënës përmes një komunikate zyrtare njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerit Ismet Munishi.

Në njoftimin e lëshuar nga skuadra gjilanase nuk u dhanë arsyet prapa këtij vendimit, por aty pati vetëm një falënderim për Munishin dhe njëkohësisht urim për karrierën e tij në vazhdim.

Pak orë më pas ka ardhur edhe reagimi i vet trajneri i cili përmes një statusi të lëshuar në “Facebook” ka thënë se ndihet kranr që për këta muaj ishte ne krye të Gjilanit derisa ka bërë të qartë se ndarja erdhi për shkak se skuadra mbeti jashtë objektivit për ta fituar titullin kampion.

“Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenar që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani! Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha, tifozerinë “Skifterat” që së bashku ndajtëm gëzime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq!”, ka shkruar fillimisht Munishi.

“Kush me njeh e din se e bëjë punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për çka edhe vendosem t’i ndajmë rrugët”, ka shtuar ai.

E falenderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju dëshiroj suksese ne Evropë. Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, t’i mbrojnë ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani”, ka shkruar Munishi në fund.