75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / Gj. Sh

Largimi nga Liverpuli: Luis Diaz flet për të ardhmen

Luis Diaz ka folur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi kolumbian është lidhur me një largim nga Liverpuli gjatë verës, me Barcelonën që është e interesuar për transferimin e rij, shkruan IndeksOnline.

Por Diaz së fundi ka bërë një deklaratë, ku thotë se është i lumtur te Liverpuli dhe nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

”Jam shumë i lumtur në Liverpool. Ata më kanë trajtuar mirë që ditën e parë.

Po flasim me klube të tjera. Është dritarja e transferimit, është normale. Nëse Liverpool rinovon kontratën time, ose nëse duhet të qëndroj 2 vitet që më kanë mbetur, do të jem i lumtur. Varet nga ata”, ka deklaruar Diaz.

28-vjeçari ka luajtur një rol kyç në suksesin e Liverpulit këtë sezon, ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 5 asistime./IndeksOnline/