Largimi nga Manchester City, Guardiola flet për të ardhmen

Eliminimi i Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve, ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit, Pep Guardiola.
Cityzens po kalon një nga sezonët më të këqij nën drejtimin e Pep, që kur u bashkua në vitin 2016, shkruan IndeksOnline.
AI ka fituar plot 18 trofe, me Manchester Cityn deri më tani, por rezultatet negative së fundi ngrisin shqetësimin për largimin e tij.
Por Guardiola në një intervistë për ”Movistar”, tha se do të vazhdoj të jetë në krye të Man. Cityt.
“Po, po, po. Dua të vazhdoj te City me siguri.”, ka thënë shkurtimisht spanjoli.
“Manchester City ka kuptim të madh për mua. Është edicioni i nëntë i imi këtu. Kemi përjetuar shumë gjëra të mira bashkë këtu. Kam ndjenja të veçanta për këtë klub”.
“E kam thënë edhe më herët, këtu kam çdo gjë që një trajner mund të kërkojë dhe këtë e vlerësojë shumë. Shpresoj të fitojmë më shumë trofe. Ky është synimi im”, ka thënë Guardiola.
Kujtojmë që gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, Guardiola e ka vazhduar kontratën, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor 2027./IndeksOnline/