13:11 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Largimi nga Milani/ Hernandez: Jam i përqendruar në Euro

Javët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Theo Hernandezit nga Milani.

Mbrojtësi francez është lidhur me një transferim te Bayern Munchen, por që dy ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç tha se ai do të qendrojë te kuqezinjët, shkruan IndeksOnline.

E për të ardhmen e tij ka folur së fundi edhe Theo Hernandez.

Ai ka thënë se tani është i përqendruar 100% në Kampionatin Evropian, ku fo të luaj me kombëtaren franceze.

“Tani jam 100% i përqendruar në Euro. Nëse do të qëndroj te Milani apo do të largohem, do të shohim për këtë më pas”,ka thënë Hernandez./IndeksOnline/