75 Mall Live Search
17:02 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / Gj. Sh

Largimi nga Real Madrid? Vinicius Jr flet për të ardhmen

Vinicius Jr gjatë verë kishte oferta marramëndës nga Arabia, por vendosi të qëndronte te Real Madrid.

Sulmuesi brazilian do të ishte një nga futbollistët më të paguar në botë, nëse do të prantonte ofetën e skuadrës së Al Ahlit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra arabe i ka ofruar Vinit kontratë pesë vjeçare, me pagë 200 milionë euro në sezon, por ai nuk e kishte pranuar dhe vendosi të qëndrojë te klubi mbretëror, aty ku fiton 11 milionë euro në seon.

Së fundi, Vinicius ka njoftuar se nuk e ka në plan për tu larguar nga Reali.

“Më pëlqen të luaj në Real Madrid! Është klubi më i mirë dhe gjithashtu vendi më i mirë për të qenë me familjen time”, tha ai për CNN./IndeksOnline/