75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / AR

Largohen edhe autobusët barrikadues në Rudarë

Largohem edhe autobusët barrikadues në Rudarë

Serbët e veriut në fshatin Rudarë të Leposaviqit kanë filluar t’i heqin autobusët që ishin pjesë e barrikadave.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se autobusët tashmë kanë filluar të hiqen dhe rruga të zhbllokohet.

Kujtojmë se mbrëmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se barrikadat në veri të vendit do të hiqen brenda 24 apo 48 orëve, pas dakordimit me përfaqësuesit serbë të veriut.