23:52 / E Enjte, 23 Maj 2024 / FR

Largohen ish-banorët/ Meritoni-Ilnisës: Edhe nesër do flesh vetëm

Pasi kaluan disa momente të bukura në shtëpinë e “BBV3” me rastin e ditëlindjes së Meritonit, ish-banorët u larguan nga ambientet e shtëpisë.

Teksa po përshëndeteshin nuk kishte si të mungonin puthje e përqafime mes çiftit Ilnisa dhe Meriton.

Ky i fundit, i ka “rikujtuar” Ilnisës që dhe ditën e nesërme do të flejë vetëm, më pas do të jenë të dy bashkë pas daljes së tij nga shtëpia.

Rikujtojmë që dhe vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe dhe e shumëpritur e këtij edicioni, ku mes 5 finalistëve njëri prej tyre do të shpallet fitues.