75 Mall Live Search
12:49 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Largohen nga QKUK, Enveri dhe Fidani, drejt aeroportit për të udhëtuar në Austri

Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, do të dërgohen sot për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.

Ata para pak minutash janë larguar nga QKUK, ku kanë qenë duke u trajtuar.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet duke u bërë transportimi i tyre deri në aeroportin “Adem Jashari”.

Ministri i Shëndetësisë  Armend Zemaj, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger do të jenë në aeroport në orën 13:00 për të përcjellë nisjen e tyre./IndeksOnline/