Largohen nga shitja lodrat e fëmijëve të vlerësuara të dëmshme nga MTI-ja
Drejtori i Shërbimeve Publike Halil Halili lajmronë të gjithë qytetarët se tashmë janë inspektuar të gjitha subjektet afariste që ofrojnë lodra fëmijësh.
Ato janë vlerësuar të dëmshme, dhe këto llojë lodra janë larguar nga qarkullimi ku sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këto lodra kanë tejkaluar elementin kimik Bori i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit dhe se produkti në fjalë nuk i plotësonë kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me rregullore.
Sektori i inspektoratit zhvillon aktivitete të vazhdueshme duke u fokusuar në inspektime në fushën që e mbulon, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore të nxjerr nga Ministritë përkatëse dhe rregulloret e ndryshme të nivelit qendror apo lokal, duke kërkuar zbatimin e tyre.