11:56 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Largohen tarracat e kafiterive në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka filluar largimin e tarracave të kafiterive në kryeqytet, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit. Në lidhje me këtë, është deklaruar Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se ka pas shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonë, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike.

“Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palêt e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në secilin rast, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e problemeve brenda kryeqytetit./IndeksOnline/

Mos i humb