75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hiqen tjegullat dhe tullat e oxhaqeve të amortizuara, në Tiranë

Pas tërmetit tragjik të së martës, në Shqipëri, veçmas Durrës dhe Tiranë po vazhdon të bëhet inspektimi i ndërtimeve, të cilat mund të rezultojnë të pabanueshme si edhe përcaktimi i dëmeve strukturore të godinave.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, ka treguar se sot te “Shallvaret e vjetra” se po punohet për të hequr me dorë çdo tjegull e tullë të oxhaqeve të amortizuara dhe për të shmangur çdo rrezik për banorët e kalimtarët poshtë!

“Ju lutem respektojini udhëzimet e uniformave bashkiake – siguria e para, pastaj të tjerat! Faleminderit”, ka bërë thirrje Veliaj.

Kujtojmë se nga tërmeti në Shqipëri, vdiqën 52 persona dhe mbetën të lënduar afro 1.000 të tjerë./Indeksonline/