22:23 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Largohet edhe Aurela Hoxha: Nuk mund të jem në DWM nëse ti nuk je mirë! (Video)

Pas largimit të Mehdi Malkajt nga “Dance With Me” për arsye shëndetësore, nga spektakli është larguar edhe
partnerja e tij në kërcim, Aurela Hoxha.

Në një mesazh për aktorin, Hoxha tha se nuk mund të vazhdonte garën pa partnerin e saj.

“Njeriu i mirë dhe ãsnik di si t’i bëjë për vete njerëzit e mirë dhe ãsnikë, si të gjejë mbështetje dhe rrugën drejt
zemrës së tyre. Në fakt, unë kuptoj se Mehdiu nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një njeri shumë ãsnik dhe
kështu ka gjetur rrugën drejt zemrës sime dhe mbështetjen time dhe të gjithë publikut shqiptar.
Unë në mënyrë absolute nuk mund të jem aty nëse ti nuk je mirë dhe nuk do të kërcesh për mua. Ne mbi të gjitha
ishim një skuadër dhe skena, vallëzimi e asgjë nuk ka kuptim nëse ti nuk mund të jesh aty të kërcesh.
Unë uroj që ti të bëhesh mirë dhe të bashkohemi sa më shpejt në ‘Dance With Me’ ose jashtë saj, nuk ka rëndësi
Mehdi, rëndësi ka që ti të bëhesh mirë. Të dua fort. Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve nëse nuk shihemi deri
atëherë”, tha Aurela në mesazhin e saj. /tvklan.al