75 Mall Live Search
17:01 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Largohet kënga e Capital T, shkak refreni?

Pak ditë më parë Capital T hodhi në treg këngën me titull “Akull”.

Ajo u pëlqye shumë nga publiku dhe brenda pak ditësh arriti 1 milionë klikime.

Kënga fliste për një çift, i cili kishte në mes tradhtinë, megjithatë veshin të gjithëve na i tërhoqi pjesa me motive indiane.

Ashtu si tek kënga “Kujtime” Capitali kishte përdorur një pjesë me motive indiane, mund të jetë huazim edhe në këtë këngë.

Kjo pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan” , kolonë zanore e filmit të famshëm të Bollywood-it “Ek Villain”.