75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 19 Mars 2024 / mp

Largohet lojtari i Arsenalit në fund të sezonit

Duket se do kemi largimin e parë gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Bëhet fjalë për portugezin Cedric Soares, i cili nuk ka vazhduar kontratën me “Topçinjtë” dhe do largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Thuhet se shumë skuadra evropiane janë në garë për të nënshkruar me portugezin, shkruan IndeksOnline.

Soares, erdhi te Arsenali në vitin 2020 ku ka bërë 41 paraqitje por nuk ka mundur të zë vend në formacion startues pas konkurrencës së madhe në pozitën e tij.

32-vjeçari, kulmin e karrierës e kishte te Southamptoni ku ka bërë 120 paraqitje me klubin anglez, si dhe ka qenë lojtarë kyç në fitimin e EURO 2016 me Kombëtaren Portugeze./IndeksOnline/