75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 02 Prill 2024 / L K

Largohet nga Barcelona, jo edhe nga Spanja

Mbrojtësi i Barcelonës Marcos Alonso, duket se do qëndrojë në Spanjë pas konfirmimit të largimit të tij nga Barcelona në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për skuadrën e Atletico Madridit, e cila ka shprehur interesim për 33-vjeçarin, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari, erdhi te Barcelona në sezonin e kaluar ku ka bërë 37 paraqitje dhe ka ndihmuar skuadrën të fitojë La Ligën, gjë që shtyu Barcelonën të rinovojë kontratën me lojtarin edhe për një vit.

Por gjatë këtij sezoni Alonso, humbi vendin e tij në formacionin startues me Xavin që preferon Balden dhe Joao Cancelon në vend të tij.

Lojtari spanjoll, përndryshe ka qenë edhe pjesë e akademisë së Real Madridit, Boltonit, Sunderlandit, Fiorentinës dhe Chelseat ku me këtë të fundit ka fituar Premier League, FA Cup, Ligën e Evropës, Ligën e Kampionëve si dhe Kupën e Botës për klube./IndeksOnline/