Largohet nga Drita, karrierën sportive do ta vazhdojë në Austri
Edhe një largim nga Kosova në drejtim të Evropës për ta vazhduar karrierën sportive.
Tani, bëhet fjalë për volejbollisten e Dritës së Gjilanit, Ronita Leka, e cila është larguar tashmë nga klubi kosovar.
Ronita do ta vazhdojë karrierën në Bundesligën austriake, përkatësisht te klubi i SG Prinz Brunnenbau Volleys, transmeton IndeksOnline.
Ky është njoftimi i plotë i klubit gjilanas:
”Suksese RONKI….
Sot shkoj drejt sukseseve te reja lojtarja jone e qendres Ronita Leka.
Ronki sot ishte qe te pershendetet me vajzat, trajneret dhe ekipin dhe te vazhdoje rrugen drejt sukseseve te reja qe e presin, Ronita Leka kete vite do te jete pjese e ekipit “SG Prinz Brunnenbau Volleys” ekip i cili luane me shume suksese ne Bundesligen Austriake ku vitin e fundit ishte fitues i Kupes Austrise dhe kete vite se bashku me Ronkin do te garoj ne “CEV Challenge Cup” ne 16-ten e Finales.
Ronita sot u pershendet duke i perqafuar te gjithe dhe duke i falemderuar por edhe duke premtuar se nje dite te bukur do te kthehet!
Ronita LEKA nje nder lojtaret kyqe viteve te fundit te klubi jone e cila ishte titullare gjate tre viteve te fundit duke ndihmuar pa mase ekipin qe te shpallet Kampion per tre vjet rradhazi dhe te fitoj te gjitha trofet duke treguar vlerat e veta si nje Kampione e vertete!
Suksese Ronki… ti je Kampione!!!”./IndeksOnline/