Largohet nga Klinika Psikiatrike e Gjilanit një grua me probleme mendore

Një person raportohet të jetë zhdukur në Gjilan.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, një femër kosovare, është larguar nga Klinika Psikiatrike.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së hënës, teksa e dyshuara raportohet të ketë probleme mendore, shkruan Indeksonline.
Akoma nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Indeksonline/