Largohet nga puna analistja e njohur, Kimete Berisha
Njëra prej analisteve, aktive në rrjetet sociale, Kimete Berisha është larguar nga puna e Këshillit Drejtues në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dy vjet pa i skaduar kontrata.
Kësisoj, i pari i MKRS-së, Kujtim Gashi ka ndërruar përbërjen e këshillave drejtues të institucioneve qendrore të kulturës.
Në vendimin e marrë nga ai shihet se në mesin e tyre është edhe Kimetja, shkruan Indeksonine
Më poshtë, lista e plotë: Zake Prelvukaj, piktore, Driton Axhani, Xhevdet Pantina, piktor, Malbora Krajku, klarinetiste, Arjeta Miftari, skulptore, Enver Hoxha, piktor dhe Arlinda Hajrullahu si përfaqësuese e MKRS-së, do të zëvendësojnë ish-anëtarët Esat Valla (piktor), Nexhat Krasniqin-Nekrën (karikaturist), Ismet Jonuzin (skulptor), Afrim Spahiu (drejtor fotografie), Adriana Marku-Sedaj (skulptore), Luan Shllaku (nga shoqëria civile) e Kimete Berisha, përfaqësuese e MKRS-së.