75 Mall Live Search
07:37 / E Martë, 21 Maj 2024 / AR

Largohet nga Reali, djali i Ancelottit emërohet trajner te Reims?

E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ raportoi këtë të hënë se djali i Carlo Ancelottit, Davide është rrugës për në Stade de Reims sezonin e ardhshëm për të marrë drejtimin e skuadrës Reims.

Davide Ancelotti, 34 vjeç, ka qenë pjesë e ekipit teknik të babait të tij që nga sezoni 2011/2012, por tani mund të debutojë i pavarur si trajner.

Kujtojmë se, Reims shkarkoi trajnerin Will Still në fillim të majit. Klubi francez e përfundoi Ligue 1 në vendin e nëntë.