75 Mall Live Search
22:45 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Largohet nga Shtëpia e Bardhë personi më besnik i Donald Trump

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e ka lënë pozitën e saj si Sekretare e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë lajmërim e ka dhënë vet presidenti Donald Trump në Tëitter, transmeton Indeksonline.

“Pas 3 vite e gjysmë, Sarah Huckabee Sanders jonë e mrekullueshme do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të muajit dhe do të shkojë në Shtëpinë e Madhe të Anrkansasit. Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, i cili ka bërë bërë një punë të pabesueshme! Unë shpresoj se ajo vendo të kandidojë për Guvernatorin e Arkansasit – ajo do të ishte fantastike. Sarah, faleminderit për punën e bërë mirë!”, tha presidenti në postimin e tij.

Sarah gjatë tre viteve të fundit ishte një nga personat më besnik të Presidentit Trump. Ajo ishte bërë e papëlqyer për gazetarët për shkak që e mbronte në mënyrë të ashpër presidentin./Indeksonline/