75 Mall Live Search
19:17 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Largohet nga tregu, produkti që shitej në marketin kosovar ku shkruhej “KosovoMetohi”

Kushtrim Dakaj nga Ministria e Ekonomisë, përmes një postimi të bërë bë Facebook, ka bërë të ditur se gjatë inpsketimeve në treg, kanë vërejtur se një biznes në Kosovë në market ka pasur sasi të një produkti ku shkruhej “KosovoMetohi”, ndërsa i njëjti produkt është larguar më pas.

Ky është postimi i tij:

Këtë fundjavë gjatë inspektimeve nga Inspektorati i Tregut kemi vërejtur se një biznes në Kosove në marketin e tyre ka pasur një sasi të vogël të një produkti, ku është e shkruar “KosovoMetohi. Sasia e atij produkti është larguar nga tregu dhe janë marrë të gjitha masat e parapara me Ligj.

Sasia e produktit ishte 4x50g/r dhe menaxheri i biznesit ka deklaruar se gjendej në një paletë brenda në mes në një maune dhe nuk është vërejtur. Inspektorati do të vazhdojë me kontrolle dhe rastet e tilla nuk do të tolerohen.

Reciprocitet sepse barazi, sepse dinjitet!