15:26 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Largohet nga zyra pa këmbë të thyer.. Guvernatori i New Jersey thyen mallkimin!

Guvernatori i New Jersey, Chris Christie u largua nga zyra e tij ditën e djeshme shëndosh dhe mirë.

Kurse më e mira është që ai u largua në këmbët e veta nga aty. Një koment i tillë vije pas një ‘tradite’ të gjatë ku shumë guvernator të New Jersey thyen këmbët e tyre gjatë mandatit.

Më 1999, ish guvernatori Christine Todd Withman theu dy kocka në këmbën e tij të djathtë. Në vitin 2004 Jim McGreevey theu këmbën e tij pasi u rrëzua në Cape May dhe në vitin 2007 Jim Corzine theu këmbën e në një aksident me makinë.

Sipas Eric Columbus në një shkrim në Twitter, Christie është guvernatori i parë që nuk theu këmbë gjatë mandatit të tij si guvernator.

“Demokratët thyen këmbën e djathë kurse republikanët të majtën” tha ai sigurisht me shaka.

Mos ndoshta kështu Christe theu mallkimin e guvernatorëve me këmbë të thyera. Por rekomandojmë guvernatorin e ardhshëm Phil Murphy të shmangë sportet./Indeksonline/