Largohet një veturë e Policisë së EULEX-it nga oborri i shtëpisë së Krasniqit, në Negroc

Një veturë e Njësisë Speciale në Negroc është larguar nga oborri i shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e lindjes në Negroc të Drenasit, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë bastisja e shtëpisë aty po vazhdon ende, njësoj sikursë në Velani ku edhe po intervistohet Krasniqi në njërën nga dhomat e shtëpisë.
Ky aksion ka filluar që nga ora 05:30./IndeksOnline/