Largohet opozita nga Komisioni për arsim, shkak vonesat e deputetëve të pushtetit

Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për arsim, ahkencë, teknologji, inovacion, kulturё, rini dhe sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të pozitës, raporton EO-ja.
Fillimisht, deputetët e LDK-së e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e VV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.
Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.
“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.
Kundër vonesave të tilla u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila së bashku me me deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen.