Largohet trupi i viktimës nga vendi ku u vra nga 47 vjeçari

IndeksOnline është duke qëndruar në vendin e ngjarjes në Novosellë të komunës së Pejë ku 47 vjeçari Faton Brahimaj i armatosur me AK47 ka vrarë Bashkim Brahimajn.
Sapo është larguar tani trupi i viktimës nga vendi ku u qëllua për vdekje.
Dyshohet se të njëjtit kanë lidhje familjare.

I dyshuari për këtë vrasje Faton Brahimaj ndodhet në arrati.
Kurse, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë vënë në aksion për kapjen e tij./IndeksOnline/

