Largohet vetura, e cila qëndroi 3 vjet në një trotuar të Prishtinës
Është larguar vetura e cila ka qëndruar 3 vjet në trotuar të rrugës “Tring Ismajli”, në Prishtinë.
Pas raportimit të Indeksonlinet, organet përgjegjëse e kanë larguar këtë veturë.
Ndryshe, tash e tre vjet në rrugën “Tring Ismajli”, një veturë ka qëndruar në trotuar të asaj rruge pa lëvizur dhe askush nuk ka ndërmarrë diçka.
Qytetarët e kësaj lagjeje janë shprehur të shqetësuar, pasi kjo veturë kishte zënë një hapësirë mjaft të madhe në trotuar./Indeksonline/
