75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 17 Gusht 2025 / G T

“Largoje telefonin”, pronari i Chelseat nuk interesohet fare për ndeshjen derisa paralajmërohet nga gruaja e tij

Skuadra e Chelseat nuk arriti më shumë se një barazim 0:0 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Premier League.

Në tribunat e stadiumit “Stamford Bridge” ishte i pranishëm edhe pronari amerikan, Todd Boehly.

Kur kamerat e fokusuan amerikanin, ai ishte duke qëndruar në telefon dhe u paralajmërua nga gruaja e tij.

Tifozët e kanë kuptuar mjaftë mirë se çfarë i tha gruaja pronarit të Chelseat: Largoje telefonin sepse je duke u shfaqur në ekran.

Kujtojmë që Todd ka bërë investime të çmendura te Chelsea gjatë këtyre viteve të para të tij si pronar./Indeksonline/