Largo nervozizmin në punë, përmes këtyre metodave!
Nervozizmi është një gjë shumë e zakonshme për ata që janë të punësuar, por këtë mund ta shmangim me anë të disa truqeve dhe metodave efikase për të gjithë. Kur të ndiheni sikur po ngulfatni dhe nuk jeni mire ose ndiheni shumë të lodhur, pini një kafe ose dilni në shëtitje për qetësim, shkruan Indeksonline.
Qirinjtë me aromë ose muzika e lehtë nuk janë e vetmja mënyrë për të parandaluar stresin. Në tërë botën për relaksim dhe përmirësim të humorit përdoren teknika të cilat, në shikim të parë, ndikojnë në mënyrë të çuditshme, mirëpo vërtet ndihmojnë.
Në Francë- Një gotë verë Në Francë (zakonisht femra) kur kthehet në shtëpi pas punës së mundimshme, më së shpeshti relaksohet me një gotë goxha të madhe me verë. – Është dëshmuar që alkooli relakson, mirëpo pirja e verës është edhe një ritual i rëndësishëm i cili ndan rutinën e punës nga rutina e shtëpisë, thotë psikologu Elis Domar.
Në Irlandë – shëtitja nëpër dëborë Nëse nuk ndiheni mirë dhe ju duket që nuk mund të mendoni esëll, është e mundshme që trurit tuaj i mungon oksigjeni. Irlandezët rekomandojnë shëtitjen në temperatura të ulëta, e cila është edhe më e mirë kur bie borë.
Është konstatuar që aktiviteti fizik zvogëlon anksiozitetin, ndërkaq nëse në shëtitje shkoni me miqtë, bisedat për tema të zakonshme do t’jua largojnë mendimet nga puna. Në Rusi – Sauna Në Rusi koha e punës zgjat 12 orë, prandaj nuk është për t’u habitur që punëtorët shpesh janë nervozë. Mënyra më e mirë që të relaksohen dhe të mbushen me energji janë saunat, ku zakonisht shkojnë bashkë me miqtë apo me personat e dashur. Nëse shkuarja në saunë ju duket tepër e komplikuar, bëjeni një në shtëpi.
Hyni në dush të ngrohtë, lëshoni muzikë, ndërkaq në fund mbështilluni me një peshqir të madh e të butë. Në Indi – E qeshura E qeshura si ilaç aplikohet në shumë shtete, ndërkaq në indi rekomandojnë: “Nëse nuk keni arsye për të qeshur, shpikeni ju vetë”.
Udhëheqësi i programit shëndetësor, Rasshmi Aparajit, rekomandon që çdo mëngjes para shkuarjes në punë kërceni lart-poshtë, bëni me dorë dhe qeshni me tërë zërin. Në Kinë – Banjë avulli për shputa Kinezët pas kthimit në shtëpi nga puna i lagin këmbët në një legen plot me ujë. Këtë ritual ata e quajnë “zu ju”, ndërkaq konsiderojnë që është aq relaksuese sa që menjëherë do të flenë gjumë. Në ujë mund të shtoni kripë për larje apo sodë bikarboni. /indeksonline/