15:46 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Largon Martialin, blen lojtarin e Watfordit?

Skuadra e Manchester Unitedit po përgatitet për sezonin e ri. Trajneri, Jose Mourinho do ta përdorë “fshesën”, për t’i larguar disa lojtarë nga “Old Trafford”.

Lajmet e fundit nga Britania, thonë se nga Unitedi mund të largohet edhe Anthony Martial, anësori francez i cili nuk po ka hapësirë të mjaftueshme në skuadër, transmeton IndeksOnline.

Në rast se Martial largohet, klubi i Manchesterit është duke kërkuar zëvendësuesin e tij. Ai mund të jetë lojtari i Watfordit, Richarlison.

Për brazilianin 20-vjeçar klubi i Unitedit pritet të ofrojë plotë 40 milionë funta./IndeksOnline/