17:57 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Largoni fëmijët nga telefonat, po i shkatërroni sytë e tyre

Deri në moshën 6 vjeçar fëmijët nuk duhet të përdorin telefonin, transmeton Indeksonline.

Mjekët apelojnë prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të qëndrojnë para ekranit të kompjuterit apo telefonit pasi iu rëndon shikimin. Kujdes po ashtu duhet të tregojnë edhe të rriturit, të cilët duhet të evitojnë qëndrimin para këtyre mjeteve të komunikimit.

Për të qetësuar një fëmijë nga të qarat, për të gjetur pak kohë për punën apo për veten, shpesh prindërit e gjejnë zgjidhjen te telefoni.

Oftamologët apelojnë prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të përdorin telefonin apo kompjuterin të paktën deri në moshën 6-vjeç.

“Qëndrimi para të gjitha llojeve të ekraneve rëndon çdo faktor që edhe ka qenë i lindur në sy, shkakton sëmundje të syrit por që nuk janë sëmundje të lidhura me numrin, dioptrinë.Por shkakton tharje të syve, lotim të syve, herë pas here një lloj diskonforti sikur sytë i ke me kripë, kokrra rëre. Ky sy nuk quhet sy i shëndetshëm, quhet sy i thatë. Është sëmundje më vete, quhet sy i kuq dhe kërkon mjekim”, thotë ajo.

”Ndriçimi në ambjent shton faktorin rrezatim pasi kontrasti midis ekranit që ka ndriçimin elektromagnetik dhe një dhomë gjysmë të ndriçuar, shton fluksin që hyn në sy. Përpos që fëmijët nën moshën 5 vjeç e kanë sistemin e syrit okulart të paformuar mirë. Fëmijët e vegjël duhet të përdorin syze dielli, që nga mosha 5 vjeç janë të fabrikuara me faktorin mbrojtës 3N. Rrezatimi diellor është i barabartë me atë të kompjuterit”.