Largoni gomat e dimrit, nga sot s’jeni të detyrueshëm t’i mbani!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/22211.jpeg)
Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore përfundon sot. Posedimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore ishte në fuqi nga 15 nëntori të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, shoferët ishin të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.
![Këto janë rregullat për gomat e dimrit në Zvicër | Paparaci](https://paparaci.com/wp-content/uploads/2021/11/wint.jpg)
Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore. /Indeksonline/