12:02 / E Martë, 10 Korrik 2018 / k.v

Largoni kollitjen me këto metoda të shpejta

Duke dashur të shmangim trajtimin me ilaçe, ne shpesh zgjedhim metoda natyrale për trajtimin e kollitjes, transmeton Indeksonline.

Disa nga to po ua paraqesim si më poshtë:

Çaj me mjaltë- Bazuar në disa studime, mjalti mund të largojë kollitjen. Përzini 2 lugë të mesme me ujë të ngrohtë ose një çaj bimor. Pini këtë përzierje një herë ose dy herë në ditë. Mos i jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç.

Xhenxhefil- Përgatisni një çaj qetësues xhenxhefili duke shtuar 20-40 gram feta të freskëta xhenxhefil në një gotë me ujë të nxehtë. Lëreni të qëndrojë për disa minuta para se të pini. Shtoni mjaltë ose lëng limoni për të përmirësuar shijen dhe për të zbutur më tej një kollën.

Avulli- Një kollë e lagur, që prodhon mukus ose gëlbazë, mund të përmirësohet me avull. Bëni një dush ose banjë të nxehtë dhe lini banjën të mbusheni me avull. Qëndroni në këtë avull për disa minuta derisa simptomat të zhduken. Pini një gotë ujë pas kësaj për të qetësuar dhe për të parandaluar dehidratimin.

Ujë me krip- Pastrimi i fytit me ujë me kripë është një metodë e cila lehtëson simptomat e kollit. Hidhni gjysmë luge çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë derisa të shkrihet. Lëreni që të ftohet dhe me pas pastroni fytin me këtë lëng./Indeksonline/