Larguan Ronaldon, Juventus pas Lacazette

Skuadra e Juventus ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenal, Alexandre Lacazette, transmeton Indeksonline.
Francezi në këtë fillim të sezonit ka luajtur vetëm 32 minuta për Gunners, me Juventus që kanë startuar dobët sezonin në Serie A.
Megjithatë, drejtuesit e Zonjës së Vjetër mund të presin deri në muajin qershor kur ish-sulmuesi i Lyon të jetë agjent i lirë dhe ta marrin me parametra zero.