13:24 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Larja e enëve ka gjasa të dëmtojë marrëdhënien e juaj

Të mos bësh pjesën tënde të punëve të shtëpisë mund të jetë një arsye për grindje në çdo marrëdhënie.

Por, larja e enëve është puna e cila ka më shumë gjasa të shtyjë partnerët të kenë grindje, ka gjetur një raport i ri.

Sipas gjetjeve, gratë në marrëdhëniet e tyre heteroseksuale që e gjejnë vetën vazhdimisht të zënë me pastrimin e enëve, raportuan se kanë shumë më shumë mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tyre, kënaqësi më të ulët të marrëdhënieve dhe më pak kënaqësi seksuale sesa gratë që ndanin larjen e enëve me burrat e tyre.

Duke treguar se sa e rëndësishme është ndarja e larjes së enëve, studimi gjithashtu raporton se ndarja e përgjegjësive për larjen e enëve është burimi më i madh i kënaqësisë për gratë në mesin e të gjitha detyrave shtëpiake./Indeksonline/

Temat: