Larja e tepihave komunës së Vushtrrisë i kushton gati 10 mijë euro! (Dokument)

Komuna e Vushtrrisë ka përfunduar kohët e fundit një procedurë të re tenderuese, që ka rezultuar me nënshkrimin e një kontrate për shërbime pastrimi.
Kontrata, me vlerë 9,875.00 euro, i është dhënë kompanisë “GeoGroup Ing SH.P.K” dhe parasheh pastrimin e tepihave në objektet e institucioneve komunale, shkruan IndeksOnline.
Procesi është zhvilluar nën administrimin e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi.
Sipas dokumentacionit të publikuar nga E-Prokurimi , operatori ekonomik është përzgjedhur për të kryer këtë shërbim për një periudhë të caktuar kohore, në përputhje me kërkesat e autoritetit kontraktues.
