Las Palmasi shënon fitore ndaj Atletico Madridit

Pas gjashtë fitoreve radhazi në La Liga, Atletico Madrid ka pësuar humbje sonte, si mysafire e Las Palmasit.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, u mposht me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Kirian shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 51-të.
Në minutën e 75-të, Las Palmasi dyfishoi rezultatin me golin e Benito Ramirez.
Golin e nderit për Atliticon e ka shënuar Alvaro Morata në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Las Palmas është ngritur në vendin e nëntë në tabelë me 17 pikë.
Në anën tjtetër, Atlletico Madrid renditet në vendin e tretë me 25 pikë./IndeksOnline/