75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 31 Gusht 2025 / AR

‘Lash gjithçka për karrierë’, Riri insipiron me fjalët për punën

Rihanna ka shënuar një moment historik në karrierën e saj – 20 vite nga debutimi me albumin “Music of the Sun”, i publikuar më 29 gusht 2005. Me këtë rast, ajo ka reflektuar mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm që nisi si adoleshente 16-vjeçare, kur u largua nga Barbadosi për t’u bërë një yll botëror.

Në një postim prekës, këngëtarja e “Diamonds” shkroi:

“20 vjet më parë, lashë vendin tim, kulturën time, ushqimin tim dhe familjen time për të nisur një rrugëtim që filloi me publikimin e muzikës sime të parë!”

Rihanna ndau gjithashtu një video ku pasqyronte etapat më të rëndësishme të jetës së saj – nga hitet që dominuan klasifikimet muzikore, deri tek ngritja e saj si sipërmarrëse miliardere me perandorinë “Fenty”.

Duke falënderuar publikun, ajo u shpreh:

“Shumë prej jush keni qenë pjesë e jetës dhe karrierës sime që nga fillimi, dhe disa jeni bashkuar gjatë rrugës. Jam përgjithmonë mirënjohëse për secilin prej jush. Të gjithë keni pasur një rol kyç në këtë udhëtim!”

E njohur për lidhjen e fortë me fansat e saj, “Navy”, ajo nuk i la ata pa një mesazh të veçantë:

“20 vjet me fansat më besnikë dhe më të përkushtuar që nuk e tolerojnë askënd që prek emrin tim. 20 vjet punë të palodhur dhe ekipe të përkushtuara rreth meje, 20 vjet mësimesh, përvojash të paharrueshme dhe arritjesh, 20 vjet që familja ime ka qenë sistemi im më i madh i mbështetjes. 20 vjet falënderime për ju! E falënderoj Zotin – Ai ka qenë shumë bujar me mua dhe gjithë lavdia i përket Atij!”

Nga një vajzë e vogël e Barbadosit deri në një ikonë globale, Rihanna sot shënon jo vetëm një jubile artistik, por edhe një trashëgimi që e ka bërë një nga emrat më të fuqishëm të muzikës dhe biznesit.