75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Latif Demolli sqaron “problemin” e Donjeta Sadikut: Nesër pritet zyrtarizimi nga Qeveria e Indisë

U spekulua se boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do ta humb Kampionatin Botëror për shkak të vizës. Megjithatë në një intervistë për IndeksOnline, zëdhënësi i Federatës së Boksit në Kosovë dhe gjyqtari i njohur, Latif Demolli, tregoi “problemin” mes Donjeta Sadikut dhe shtetit të Indisë.

“Ne jemi duke pritur deri nesër në mëngjes nga Qeveria Indiane të jep lejen për të hyrë në këtë shtet. Pasi, dje Komiteti Olimpik i Indisë ka miratuar lejen për hyrjen dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. Megjithatë Qeveria nuk po e lejon për shkak të politikave”.

“Donjeta sot është rikthyer nga kampi në Bullgari. Ajo është në formë të duhur për ta mbrojtur titullin si nën-kampione e botës dhe të luftoj për të artën”, ka thënë Demolli për IndeksOnline.

Demolli, Besim Brahimi dhe Donjeta Sadiku tashmë i kanë bërë gati valixhet, por duhet pritur vetëm përgjigjen e Qeverisë Indiane./IndeksOnline/