75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Latif Gashi i PDK-së, uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Ish deputeti i partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi ka uruar qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar demokratike në këto zgjedhje.

Ai gjithashtu ka uruar për fitoren në këto zgjedhje Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se Latif Gashi sa ishte aktiv në politikë ishte më i votuari nga gjithë kandidatët e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.

“Një proces zgjedhor demokratik me një kulturë qytetare, solemnitet në votim dhe festim, shembull për demokracitë e rajonit.Ky proces nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje, të cilës i uroj fitoren, dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit” shkruan Gashi në postim.

Ndryshe, në komunën e Podujevës nuk ka pasur rënie të votës edhe pse kjo parti është pa kryetar dege./Indeksonline