17:57 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Latif Gashi: Sot ditë e veçantë, sot rilindën e zbuluan shtatore e Heronjve të Kombit (Foto)

Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi njëherësh kandidati më i votuar nga qytetarët llapjan për dy mandate 2010-2014 dhe 2014-2017, Gashi është edhe iniciatori kryesor për realizimin e shtatoreve si dhe Komplekseve Memoriale në fshatin Orllan, Kompleksit Memorial në fshatin Lladovc dhe Varrezave të dëshmorëve në fshatin Penuhë.

Me rastin e zbulimit të shtatoreve të heronjëve të kombit në qytetin e Podujevës, Gashi ka thënë për Indeksonline se sot për Llapin e Kosovën është një ditë e veçantë dhe se sot rilindën e u zbuluan shtatorët e Heronjve të Kombit: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, vepër kjo që do të jetojë me shekujt në kujtesën tonë dhe të historisë kombëtare.

“Me këtë rast falënderoj pjesëmarrësit në këtë ceremoni të zbulimit të shtatoreve të heronjve, në veçanti Kryetari e Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, i cili e ka përkrah iniciativën tonë të kamotshme të gjithë bashkëluftëtarëve tanë duke filluar nga Komandant Remi, e të gjithë qytetarëve llapjan, që të bëhet realitet, duke ndarë buxhet nga Agjensia për Menaxhimin e Komplekseve Memorial të Kosovës, njëkohësisht falënderoj skulptorin e mirënjohur nga Tirana z.Maksi Mero për punën e tij madhështore”, ka thënë Gashi./Indeksonline/